Artikull
Premte 3 Prill 2026 10:36
Premte, 3 Prill 2026, 10:36
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një mbrëmje e letërsisë shqiptare, kushtuar përvjetorëve të lindjes së shkrimtarëve Ismail Kadare (1936–2024) dhe Dritëro Agolli (1931–2017), u zhvillua më 2 prill në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.Ngjarja u organizua nën moton “Zërat shqiptarë në letërsinë evropiane” dhe u realizua nga dega “Ballkanistikë”, ku studiohen gjuha dhe letërsia shqipe, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Sofje dhe ambasadoren shqiptare në Bullgari, Sh. e Saj Inid Milo.
Drejtori i Institutit Francez në Bullgari, Luc Lévy
FOTO: BTA
Në mbrëmjen letrare ishin të pranishëm ambasadorja e Shqipërisë, përfaqësues të ambasadave të Kosovës dhe Shqipërisë, drejtori i Institutit Francez në Bullgari, Luc Lévy, pedagogë dhe studentë të degës “Ballkanistikë”, ndërsa e ftuar speciale ishte Anisa Ymeri – drejtoreshë e Shtëpisë Muze Kadare–Agolli në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova