LAJME

Artikull

Katamarani “Inovator” do të monitorojë ekologjinë e Danubit

Premte, 3 Prill 2026, 10:57

Katamarani “Inovator” do të monitorojë ekologjinë e Danubit

FOTO: Universiteti i qytetit Ruse “Angell Kënçev”

Madhësia e shkronjave

Më 2 prill në Ruse, me një ceremoni, u inaugurua një anije e re kërkimore e specializuar. Katamarani “Inovator”, pjesë e projektit DREAM, është i pajisur me sistem ruajtjeje energjie me bateri litium-jon dhe motorë elektrikë, që mundësojnë lëvizje neutrale ndaj karbonit. Në bord ndodhet edhe një platformë e palosshme për dronë, të cilët zgjerojnë zonën e monitorimit. Dronët janë të pajisur me sensorë që matin parametrat e ajrit, përfshirë ndotjen me gaze. Ata kanë gjithashtu kamera me rezolucion të lartë dhe paisje për fotografim gjeodezik. Sonda ujore do të monitorojnë 9 tregues kyç të cilësisë së ujit. Të dhënat e mbledhura transmetohen në kohë reale në një platformë cloud me akses të hapur.

“Inovator” do të monitorojë cilësinë e ujit dhe ajrit përgjatë rrjedhjes së lumit Danub midis qyteteve bullgare Ruse dhe Silistra dhe financohet nga projekti Vlerësimi dhe monitorimi mjedisor i lumit Danub (DREAM), në kuadër të Programit Interreg VI-A Rumani–Bullgari. Partneri kryesor në projekt është Universiteti i qytetit Ruse “Angell Kënçev”, raportoi BTA.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova