Artikull
Drejtori i BNB bëri thirrje të mos shpërdorohen fondet për mbështetje afatgjatë
Premte 3 Prill 2026 11:40
Premte, 3 Prill 2026, 11:40
Dimitër Radev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Përgjigjja e duhur në krizën e sotme nuk është mbireagimi, deklaroi guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgarie (BNB), Dimitër Radev, gjatë një mëngjesi pune të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Bullgari. Sipas tij, në periudha pasigurie të shtuar, cilësia e politikës së brendshme bëhet edhe më e rëndësishme, sepse sa më i paqëndrueshëm të bëhet mjedisi i jashtëm, aq më e parashikueshme duhet të jetë politika e brendshme.
“Politika fiskale duhet të mbetet e disiplinuar. Është e nevojshme të ruhen rezervat, e jo të shterohen më tej. Mbështetja, kur është e nevojshme, duhet të jetë e synuar, e përkohshme dhe efikase”, shtoi guvernatori i bankës qendrore dhe bëri thirrje për efikasitet energjetik, pasi ai rrit konkurrueshmërinë dhe ul cenueshmërinë ndaj faktorëve të jashtëm, raportoi BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova