Artikull
Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026
“Gallup”: Pesë janë formacionet e sigurta në parlamentin e ardhshëm
Premte 3 Prill 2026 14:31
Premte, 3 Prill 2026, 14:31
FOTO: gallupinternational.bg
Madhësia e shkronjave
Gjatë të tretës së parë të fushatës parazgjedhore nuk vërehet rritje e dukshme në gatishmërinë deklarative për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 19 prillit 2026. Rreth 53% e qytetarëve me të drejtë vote deklarojnë se do të marrin pjesë në votim. Pesë formacione duken të sigurta për të hyrë në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh kombëtar përfaqësues – pjesë e programit të pavarur kërkimor të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, i financuar me mjete të veta. Nivelet e regjistruara të mbështetjes i përkasin periudhës 20–30 mars 2026, kur është zhvilluar sondazhi.
Forca e parë politike është
“Bullgaria Progresive” – 27.7%, e ndjekur nga GERB-SDS me 22.8%, ndërsa të
tretët janë PP-DB me 10.6%. Vetëm 0.2% i ndan nga DPS, të cilët regjistrojnë
10.4% mbështetje. Pjesëmarrësi i pestë i sigurt në Kuvendin e ardhshëm është
partia “Vëzrazhdane”, e cila gjatë të tretës së parë të fushatës shënon një
rritje të lehtë të mbështetjes – 6.3%.
Nën pragun zgjedhor prej 4% dhe me shkallë të ndryshme probabiliteti për hyrje në parlament janë disa formacione: “BSP – E Majta e Bashkuar” regjistron 2.9% mbështetje, koalicioni “Sijanie” (“Shkëlqimi”) – 2.9%, ITN – 2.8%, MEÇ – 2.7%, “Veliçie” – 1.8%, APS – 0.9%, “Bullgaria Blu” – 0.9%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva