Artikull
Premte 3 Prill 2026 16:01
Premte, 3 Prill 2026, 16:01
Malena Zamfirova
FOTO: Facebook/Bulgarian SKI Federation
Madhësia e shkronjave
Snowboardistja më e mirë
bullgare, Malena Zamfirova, tashmë ndodhet në Bullgari dhe ka filluar
rehabilitimin aktiv. Këtë e njoftoi Federata Bullgare e Skive. Sportistja 16‑vjeçare u lëndua rëndë gjatë një incidenti në pistën e Špindlerův Mlýn, Çeki, më 3 mars. Pas aksidentit ajo iu nënshtrua disa
operacioneve në kofshë, legen dhe shpatull në një klinikë në Graz, Austri.
Pavarësisht dëmtimeve të rënda, Malena tashmë lëviz vetë dhe madje ngjitet
shkallët me ndihmën e patericave.
Pritet që rikuperimi i yllit tonë të talentuar të zgjasë deri në vjeshtë. Ekipi rreth saj i ka vënë vetes një objektiv ambicioz – Malena të rikthehet për garën e Kupës së Botës në Cortina d’Ampezzo, Itali, në dhjetor.
Para këtij sezoni, snowboardistja arriti dy vende të treta në Kupën e Botës dhe gjithsej 9 herë u rendit në top 10 të garës më prestigjioze. Në debutimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina në shkurt, Malena Zamfirova përfundoi në vendin e dhjetë. Në Kupën e Europës ajo ka arritur 2 fitore.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva