Artikull
Ministri i financave shpreson që në vitin 2027 vendi të bëhet anëtar i OECD
Premte 3 Prill 2026 16:10
Premte, 3 Prill 2026, 16:10
Georgi Klisurski
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Pavarësisht se kush do të hartojë buxhetin e rregullt për vitin 2026, do të kërkohen vendime të vështira që synojnë kontrollin e shpenzimeve. Në të kundërt, Bullgaria rrezikon të humbasë pozicionin e saj të mirë fiskal, deklaroi ministri i përkohshëm i financave, Georgi Klisurski, gjatë një mëngjesi biznesi të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Bullgari. Klisurski theksoi se përgatitja dhe miratimi i një buxheti të rregullt është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi aktualisht situata financiare dhe fiskale është në “autopilot”, ndërsa konteksti ndërkombëtar nuk parashikon zhvillime pozitive. Ai shtoi gjithashtu se deri në fund të vitit Bullgaria do të përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe shprehu shpresën që nga fillimi i vitit 2027 vendi të bëhet zyrtarisht pjesë e kësaj organizate.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova