LAJME

Artikull

Bullgaria kërkon pagesën e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes

Premte, 3 Prill 2026, 17:11

Zëvendëskryeministrja Maria Nedina

Zëvendëskryeministrja Maria Nedina

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria teknike i ka dorëzuar Brukselit kërkesën e vendit tonë për pagesën e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, në shumën maksimale prej 900 milionë eurosh, njoftoi zëvendëskryeministrja Maria Nedina. Komisioni Europian do të kryejë vlerësimin brenda dy muajve. Nga kabineti komentuan se një pjesë e fondeve të kërkuara janë në rrezik për shkak të reformave të papërfunduara. Vendi ynë raporton përmbushjen e 25 etapave dhe objektivave dhe pret në fund të qershorit mjete për investime për modernizimin e mbi 50 spitaleve, qendrave për diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve cerebrovaskulare, kujdes mjekësor në mbi 100 vendbanime të largëta, ndihmë të shpejtë mjekësore ajrore dhe të tjera, raportoi gazetarja Cvetelina Stojanova.

Nedina kujtoi se mbeten të papërmbushura reformat për pagesën e dytë dhe të tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Data 4 maj është afati i fundit për miratimin e legjislacionit për Komisionin Antikorrupsion. Më 22 qershor skadon afati për miratimin e reformës për kontrollin mbi Prokurorin e Përgjithshëm.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva