Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe shira të shkurtra, ndërsa në Ditën e Dafinave shirat do të pushojnë
Premte 3 Prill 2026 18:56
Premte, 3 Prill 2026, 18:56
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4 dhe 9°C. Për Sofjen pritet të jetë 4–5°C. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i vranët dhe në shumë zona do të ketë shira të shkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore era do të jetë nga veriu. Në mbrëmje vranësirat do të fillojnë të shpërndahen dhe të ulen. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 17°C. Në kryeqytet do të jetë rreth 13°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të mbajë i vranët me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 11 deri në 14°C. Uji i detit është 9–10°C. Valët e detit do të jenë rreth 2 ballë.
Në malet gjithashtu do të mbajë mot kryesisht me vranësira. Do të ketë reshje shiu, ndërsa mbi 1500 metra reshjet do të jenë bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 8°C, ndërsa në 2000 m do të arrijë deri në 2°C.
Të dielën, mundësitë për reshje zvogëlohen. Vranësira do të shpërndahet dhe do të ulet shpejt. Era do të jetë nga veriperëndimi, kryesisht e lehtë. Do të vazhdojë ngrohja e motit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova