SPORT

Artikull

Mbi 2000 persona të regjistruar për gjysmëmaratonën e Sofjes më 5 prill

Shtunë, 4 Prill 2026, 16:50

Mbi 2000 persona të regjistruar për gjysmëmaratonën e Sofjes më 5 prill

FOTO: sofiahalfmarathon.com

Madhësia e shkronjave

Gjysmëmaratona do të pushtojë bulevardet e Sofjes për të bashkuar mijëra adhurues të sportit më 5 prill – Ditën e Dafinave. Ngjarja organizohet nga Klubi Sportiv "Begaç" në partneritet me Bashkinë e Sofjes dhe do të përfshijë tre pista të certifikuara nga federata “World Athletics” – 5, 10 dhe 21.1 kilometra, gara për fëmijë dhe një program të pasur që promovon sportin dhe një mënyrë jetese aktive. Mbi 2000 persona kanë paraqitur kërkesat e tyre për pjesëmarrje. 

Zona e nisjes/e destinacionit përfundimtar është në sheshin "Aleksandër Nevski". Startet fillojnë në orën 09:00. 

Në lidhje me aktivitetin, nga ora 09:00 deri në 12:00 më 05 prill 2026 do të ketë një riorganizim të përkohshëm të qarkullimit në kryeqytet.

 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva