LAJME

Artikull

Në pritje të ndërtimit të “Unazës së Gjelbër” të Sofjes në fund të vitit

Hënë, 6 Prill 2026, 05:05

Në pritje të ndërtimit të “Unazës së Gjelbër” të Sofjes në fund të vitit

FOTO: sofia.bg

Madhësia e shkronjave

Sofja ka bërë një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një prej projekteve të saj strategjike – “Unaza e Gjelbër”, një lidhje e gjelbër prej gati 30 kilometrash që do të mundësojë një xhiro rreth qytetit në këmbë brenda një dite, ose me biçikletë për rreth një orë e gjysmë. Sipas Bashkisë së Sofjes, ndërtimi pritet të nisë në fund të vitit 2026. 

Kryetari i bashkisë, Vasill Terziev, nënshkroi një marrëveshje për transferimin pa pagesë të 32 pronave shtetërore në disa rajone të kryeqytetit me qëllim ndërtimin e trasësë. 

Autorët e projektit theksojnë se ai parashikon adaptimin e hapësirave të braktisura dhe vijave hekurudhore rreth qendrës së Sofjes, duke krijuar një arterie të re urbane. Unaza e Gjelbër do të lidhë parqet e qytetit, lagjet qendrore dhe periferike, si edhe shumë objekte sportive dhe kulturore.

FOTO: sofia.bg