Artikull
Shënojmë festën e ndritur të Hyrjes së Zotit në Jerusalem
Gëzuar Ditën e Dafinave!
Dielë 5 Prill 2026 05:55
Dielë, 5 Prill 2026, 05:55
FOTO: Facebook/Mitropolia e Vidinit
Madhësia e shkronjave
Kjo festë na kujton ngjarjet historike që i paraprinë drejtpërdrejt Gjyqit, Kryqëzimit dhe Ringjalljes së Zotit Jezu Krishti, vetëflijimin në Golgotë që Shpëtimtari bëri për shëlbimin e njerëzimit nga mëkati. Kjo ngjarje dëshmon se Jezusi është Mesia i premtuar, i cili vjen për shpëtimin e atyre që besojnë në Të.
FOTO: Facebook/Mitropolia e Vidinit
Pasi Biri i Perëndisë ringjalli Llazarin, i cili qëndroi katër ditë në varr, Ai u drejtua me dishepujt e Tij drejt Jerusalemit. Në fshatin Betfagje, pranë Malit të Ullinjve, Ai dërgoi dy nga apostujt që të merrnin një gomaricë të lidhur dhe t’ia sillnin (Mat. 21:2–4). Pronarët, pasi kuptuan se qenë dërguar nga Jezu Krishti, nuk i penguan. Shpëtimtari hipi mbi gomaricë dhe hyri në mënyrë solemne në Jerusalem. Kështu u përmbushën fjalët e profetit Zakaria: "Gëzohu fort, o bijë e Sionit, lësho britma gëzimi, o bijë e Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po vjen te ti; ai është i drejtë dhe fitimtar, i përulur dhe hipur mbi një gomar, mbi një gomar të ri, këlysh gomareje." (Zak. 9:9). Ky varg nga profeti Zakaria (9:9) është një profeci mesianike, që paralajmëron hyrjen e Jezu Krishti në Jerusalem (Dita e Dafinave). Ai e përshkruan Mesinë jo si një mbret luftarak, por si një sundimtar të drejtë, shpëtimtar dhe të përulur, të hipur mbi një kërriç, simbol i paqes dhe jo i luftës. Kështu theksohet gëzimi i Sionit (Jerusalemit) për Shpëtimtarin që vjen për të sjellë paqe, e jo luftë.
FOTO: www.pravoslavie.bg
Për Pashka hebraike në qytet u mblodhën nga vende të afërta dhe të largëta jo vetëm hebrenj, por edhe shumë besimtarë të ardhur nga vende të tjera. Lajmi për ringjalljen e Llazari tashmë ishte përhapur në qytet dhe një turmë e madhe njerëzish u mblodh për të pritur Jezu Krisht, Mrekullibërësin e Madh, dhe Llazarin e ringjallur.
Njerëzit, duke parë tek Ai Shpëtimtarin e pritur, me entuziazëm tundnin degë palmash, shtronin rrobat e tyre përpara Tij, hidhnin lule dhe thërrisnin: “Hosana! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!” (Gjoni 12:13). Degët e palmës kujtonin fitoren e Makabenjve, të cilët rreth dy mijë vjet më parë u rebeluan dhe çliruan Jerusalemin dhe pastruan qytetin nga idhujtaria. Izraelitët e ruanin kujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme dhe shpresonin që Jezusi t’i çlironte nga sundimi i huaj.
FOTO: Arkiv
Farisenjtë, të nxitur nga zilia dhe inati, i thanë Shpëtimtarit që t’i ndalonte njerëzit të brohorisnin. Por Jezui u përgjigj: “Unë po ju them, edhe po të heshtnin këta, gurët do të bërtisnin” (Luka 19:40). Në gjithë qytetin, deri te tempulli, thirrjet: “Bekuar qoftë Mbreti që vjen në emër të Zotit! Paqe në qiell dhe lavdi në lartësi!” (Luka 19:38) e shoqëronin Jezu Krishti.
Duke hyrë në tempullin e Jerusalemit, Zoti, me autoritet mbretëror, dëboi që andej shitësit dhe blerësit e mallrave të ndryshme që ishin mbledhur në oborrin e tij dhe shëroi shumë njerëz të verbër, të çalë dhe të paaftë.
FOTO: bg-patriarshia.bg
Lexoni më shumë për festën:
Redaktoi: Ekipi i Radio Bullgarisë me ndihmën e Aleksandrа Karamihalevës, redaktore kryesore e “Gazetës Kishtare”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova