SHOQËRI

Seksion

Projekt për kompleks modern universitar dhe qendër hi-tech në Vidin

Dielë, 5 Prill 2026, 08:10

Projekt për kompleks modern universitar dhe qendër hi-tech në Vidin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bashkia e Vidinit po përgatit një projekt për një kompleks modern universitar dhe një qendër ballkanike hi-tech – njofton BTA, duke cituar kryetarin e bashkisë Cvetan Cenkov.


Drejtuesit e bashkisë kanë vendosur si qëllim ta shndërrojnë Vidinin në një qendër kryesore arsimore dhe ekonomike në Bullgari dhe tashmë po tërheqin në mënyrë aktive punonjës të rinj. Masa konkrete mbështetëse janë të orientuara drejt specialistëve të ardhshëm në fushën e mjekësisë dhe inxhinierisë së ndërtimit.

FOTO: BTA

Para pak ditësh në qytet u zhvillua edicioni i këtij viti i Panorama e Arsimit të Lartë, ku morën pjesë mbi 20 institucione të arsimit të lartë nga e gjithë vendi. Organizatorët theksojnë se interesi për ngjarjen rritet çdo vit, gjë që dëshmon nevojën për kontakt të drejtpërdrejtë midis komunitetit akademik dhe studentëve të ardhshëm.

FOTO: BTA

Në hapjen e forumit, kryebashkiaku i Vidinit, Cvetan Cenkov, theksoi se kompleksi i ri universitar dhe teknologjik i avancuar në Bullgarinë Veriperëndimore do të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore botërore, për t’iu përgjigjur tregut të punës dhe kërkesave të brezave të ardhshëm.


Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello