Artikull
Bullgaria mund të përjashtohet nga organizata më me ndikim bujqësor në BE
Hënë 6 Prill 2026 08:51
Hënë, 6 Prill 2026, 08:51
FOTO: agroportal.bg
Madhësia e shkronjave
Unioni Bullgar i Fermerëve ka dërguar një letër me kërkesë për takim me kryeministrin teknik Andrej Gjurov. Ata paralajmërojnë se ekziston rreziku që Bullgaria të humbasë anëtarësimin në “Copa-Cogeca”, transmeton BTA.
Arsyeja është mungesa e mundësive për pagesën e kuotës së anëtarësimit nga prodhuesit bujqësorë bullgarë. Nga unioni thanë se çështja është me rëndësi strategjike për praninë dhe ndikimin e bujqësisë bullgare në BE, sepse “Copa-Cogeca” është organizata përfaqësuese më me ndikim e fermerëve dhe kooperativave në BE dhe luannjë rol kyç në formësimin e politikave në sektor.
Unioni theksoi se pjesëmarrja në këtë strukturë siguron qasje të drejtpërdrejtë në proceset e vendimmarrjes në nivel evropian dhe se organizata ka komunikim të drejtpërdrejtë me Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva