Artikull
Lëvizja e automjeteve të rëndë drejt Turqisë është intensive
Hënë 6 Prill 2026 09:11
Hënë, 6 Prill 2026, 09:11
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” është i ngarkuar për kamionët që udhëtojnë drejt Turqisë, njoftoi Policia Kufitare. Trafiku është normal në të gjitha pikat e tjera kufitare drejt Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Rumanisë. Lëvizja në urën e Danubit pranë Rusеs përkohësisht kryhet me faza në një korsi për shkak të riparimeve të mëdha të strukturës.
Nga 6 prilli, në kushte të favorshme atmosferike, Komuna e Sofjes do të përshpejtojë punimet e riparimit në bulevardet “Carigradsko Shose” dhe “Samokovsko shose” për shkak të përgatitjeve për garën e çiklizmit Giro d’Italia, njoftoi komuna. Punimet do të kryhen me faza në seksione të vogla, pa ndalim të plotë të trafikut, por me ngushtim të përkohshëm të korsive. Komuna sqaron se do të shmangen orët me trafik më intensiv. Priten vështirësi të përkohshme në lëvizje dhe drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm, duke përdorur rrugë alternative kur është e mundur.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva