LAJME

Artikull

Sofja kërkon garanci të qarta për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

Hënë, 6 Prill 2026, 10:55

Zëvendësministri i punëve të jashtme Marin Rajkov

Zëvendësministri i punëve të jashtme Marin Rajkov

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Mungesa e garancive reale për komunitetin bullgar është një problem kyç në marrëdhëniet me Shkupin dhe në procesin e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi për BNT zëvendësministri i punëve të jashtme, Marin Rajkov. Ai theksoi se ndryshimi i kushtetutës së Maqedonisë së Veriut është kushti kryesor për përparim në negociatat me BE‑në. 

Sa i përket planit të veprimit të propozuar nga Shkupi për të drejtat e komuniteteve, diplomati vuri në dukje se përfaqësuesit e komunitetit bullgar tashmë e kanë refuzuar atë, sepse ai nuk siguron mbrojtje efektive kundër shkeljeve. 

Më shumë se 210 000 persona nga Maqedonia e Veriut kanë dëshmuar origjinën e tyre bullgare me dokumente, shtoi zëvendësministri. Ai theksoi se kjo e bën të domosdoshme sigurimin e garancive të qarta për të drejtat e komunitetit bullgar atje.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva