Artikull
Këshilli Fiskal paralajmëron për deficit rekord të buxhetit të shtetit
Hënë 6 Prill 2026 13:06
Hënë, 6 Prill 2026, 13:06
Kryetari i Këshillit Fiskal Simeon Djankov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ekziston rreziku i
përkeqësimit të përhershëm dhe devijimit nga objektivat e përcaktuara të
buxhetit nëse nuk bëhen rregullime. Kjo tregohet nga një analizë e Këshillit
Fiskal mbi rritjen e deficitit buxhetor në tremujorin e parë të vitit 2026.
Deficiti i akumuluar për marsin është 1.5 miliardë euro ose 1.2% e PBB-së, që
është vlera më e lartë në 15 vitet e fundit. Shpenzimet e deficitit në mars
ishin më të mëdhatë dhe nuk mund të shpjegohen vetëm nga faktorë sezonalë ose
teknikë, paralajmëron gjithashtu këshilli.
Rritja e shpenzimeve është kryesisht në pagesat sociale dhe shëndetësore, siç janë shpenzimet e pensioneve dhe personelit. Shpenzimet kapitale po rriten gjithashtu ndjeshëm për shkak të pagesave më të larta në fazën përfundimtare të zbatimit të investimeve në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës, tregon analiza.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva