LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 7 prillin

Moti mbetet pranveror, kod i verdhë për erëra të forta i lëshuar për 6 rajone veriore

Hënë, 6 Prill 2026, 19:40

Parashikimi i motit për 7 prillin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të jenë midis 6 dhe 11°. Për Sofjen, pritet të jetë 6°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, pas drekës në disa vende do të jenë të konsiderueshme. Do të zhvillohen vranësira në malin e Rodopeve dhe do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive. Era perëndimore do të forcohet, do të jetë mesatare deri e fortë dhe me shpërthime të stuhishme. Temperaturat maksimale do të jenë nga 15 deri në 20°. Në kryeqytet, do të jetë rreth 18°. 

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpesh të konsiderueshme. Në mëngjes, shira të lehtë do të bien në disa vende të ndryshme përgjatë bregdetit verior. Era do të jetë mesatare deri e moderuar, në mëngjes nga veri-verilindja, por deri në fund të ditës do të orientohet nga perëndimi-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 15°. Uji i detit është nga 11 deri në 13°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 1-2 ballë. 

Në male, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpesh të konsiderueshme. Do të zhvillohen vranësira të dendura në malin e Rodopeve, në vende të caktuara do të ketë shira dhe bubullima. Do të fryjë erë e fortë, në pjesët më të larta - me stuhi nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 11°, në 2000 m do të jetë deri në 4°. 

Të mërkurëndo të vazhdojë të fryjë erë e moderuar veriperëndimore dhe të ftohtit do të vazhdojë; temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, dhe maksimalet - midis 10° dhe 15°. Në vende të caktuara, kryesisht në rajonet lindore, do të ketë shi të lehtë. 

Të enjten, era do të dobësohet. Do të jetë kryesisht me vranësira, do të ketë shi në më shumë vende në Bullgari, dhe në disa rajone veriore dhe malore do të ketë reshje bore.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva