EKONOMI

Artikull

Kriza në Lindjen e Mesme po çon në rritje të inflacionit në Bullgari

Parashikim makroekonomik i Ministrisë së Financave

Hënë, 6 Prill 2026, 14:46

Kriza në Lindjen e Mesme po çon në rritje të inflacionit në Bullgari

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ndikimi i krizës në Lindjen e Mesme mbi ekonominë bullgare pritet të reflektohet në inflacion më të lartë dhe rritje më të ulët të PBB-së gjatë vitit 2026, krahasuar me treguesit e parashikimit makroekonomik të vjeshtës. Pasoja kryesore negative e këtyre zhvillimeve është bllokimi i Ngushticës së Hormuzit. Kjo theksohet në parashikimin makroekonomik të pranverës 2026 të Ministrisë së Financave. Inflacioni mesatar vjetor për vitin 2026 pritet të rritet në 4.3% sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, ndërsa rritja ekonomike parashikohet të ngadalësohet në 2.6% për shkak të rritjes më të dobët të kërkesës së brendshme.

Proceset e pafavorshme demografike do të kufizojnë më tej ofertën e fuqisë punëtore në vitet në vijim, thuhet gjithashtu në parashikim. Rritja e punësimit pritet të vijë kryesisht përmes rikthimit të personave joaktivë në tregun e punës ose përmes tërheqjes së fuqisë punëtore nga vende të tjera.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova