Artikull
Hënë 6 Prill 2026 15:22
Hënë, 6 Prill 2026, 15:22
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Investimet e huaja në ndërmarrjet jofinanciare në Bullgari arritën në 33.9 miliardë euro në fund të vitit 2024, duke shënuar një rritje prej rreth 1.2 miliardë euro krahasuar me vitin e mëparshëm, sipas një sondazhi të ri të Institutit për Ekonominë e Tregut. Pothuajse gjysma e këtyre investimeve – 18.3 miliardë euro – janë të përqendruara në Sofje, kryesisht në sektorin e shërbimeve, përfshirë teknologjinë e informacionit, outsourcing-un dhe tregtinë. Pas saj renditen Burgasi me 1.9 miliardë euro dhe Plovdivi me 1.6 miliardë euro, si dhe qendrat industriale Varna dhe Devnja.
Investime të konsiderueshme raportohen edhe në komuna më të vogla si Elin Pelin, Gëllëbovo, Sevlievo dhe Bozhurishtë, ku industria është faktori kryesor. Sipas treguesit të investimeve për frymë, Devnja kryeson me 101 mijë euro mesatarisht për person, e ndjekur nga Gëllëbovo.
Në të njëjtën kohë, në pjesë të mëdha të Bullgarisë Veriore, veçanërisht përgjatë Danubit, në kufi me Serbinë, si dhe në zonat malore, investimet e huaja pothuajse mungojnë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova