LAJME

Artikull

Nisma “Më Prano” nxit kujdestarinë familjare në Bullgari

Hënë, 6 Prill 2026, 16:38

Nisma “Më Prano” nxit kujdestarinë familjare në Bullgari

FOTO: mlsp.government.bg

Madhësia e shkronjave

Gjatë pesë viteve të fundit, numri i familjeve kujdestare në vend u ul me rreth 20%, ndërsa numri i fëmijëve të vendosur në to ra me rreth 7%, sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Informacioni u bë i ditur nga ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale, Hasan Ademov, i cili mori pjesë në hapjen e nismës për promovimin e kujdestarisë familjare në vend “Më Prano”, organizuar nga Agjencia për Ndihmë Sociale dhe BTA.

Aktualisht në vend janë të regjistruara 1640 familje kujdestare, ndërsa në këto familje janë të vendosur 1478 fëmijë.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova