Artikull
Martë 7 Prill 2026 05:05
Martë, 7 Prill 2026, 05:05
FOTO: SuperGteam
Madhësia e shkronjave
Piktorët e grafiteve nga Burgasi, pjesë e duos krijuese SuperGteam – Nikollaj Dimitrov dhe Daniell Dubarov, realizuan një mural në oborrin e shkollës “Republika e Bullgarisë” në lagjen Kojoakan të kryeqytetit të Meksikës. Kjo u bë e ditur prej tyre pas kthimit në Bullgari, njoftoi BTA.
FOTO: SuperGteam
Murali paraqet lidhjen mes Bullgarisë dhe Meksikës përmes simboleve karakteristike të të dy kulturave. Në qendër të kompozimit janë figurat tradicionale bullgare Pizho dhePenda, të rikrijuara me elemente meksikane.
FOTO: SuperGteam
Projekti ka edhe një qëllim edukativ, sipas autorëve. Mbishkrimi “Meksiko” u shkrua me gërma cirilike, për të tërhequr vëmendjen e nxënësve drejt alfabetit bullgar”. Një element lidhës në kompozim është edhe një fije që përshkon gjithë imazhin dhe ndërthuret në qendër si simbol i lidhjes dhe unitetit.
FOTO: SuperGteam
Nisma u realizua me mbështetjen e Ambasadës së Bullgarisë në Meksikë dhe Fondit Kombëtar “Kultura”.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova