LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

Parashikohet kontroll mbi vëzhgimin me video të zgjedhjeve më 19 prill

Hënë, 6 Prill 2026, 18:23

Parashikohet kontroll mbi vëzhgimin me video të zgjedhjeve më 19 prill

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një mekanizëm kontrolli për vëzhgimin me video në seksionet zgjedhore parashikohet për zgjedhjet parlamentare më 19 prill, njoftuan gjatë konferencës së rregullt për shtyp nga Këshilli Koordinues për përgatitjen e votimit. Për herë të parë parashikohet mundësia për të kontrolluar nëse telefonat e përdorur për vëzhgimin me video në seksione janë duke transmetuar sinjal gjatë numërimit të votave dhe plotësimit të protokolleve. Kontrolli do të kryhet periodikisht, dhe në rast të një problemi, komisionet zgjedhore rajonale do të njoftohen për të ndërmarrë masat e nevojshme, u bë e ditur në konferencë.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova