LAJME

Artikull

Ministri i energjetikës inspekton Hidrocentralin “Çaira” pas riparimeve

Martë, 7 Prill 2026, 04:20

Ministri i energjetikës inspekton Hidrocentralin “Çaira” pas riparimeve

FOTO: Ministria e Energjetikës

Madhësia e shkronjave

Ministri i energjetikës, Trajço Trajkov, do të kryejë një inspektim të funksionalitetit të hidroagregatit nr. 3 të Hidrocentralit me Pompë-Akumulim “Çaira” pas përfundimit të riparimeve të impiantit dhe kryerjes së testimeve përpara nisjes së tij finale. Agregati do të funksionojë në regjim testimi deri në marrjen e Aktit 16, i cili shënon zyrtarisht vënien e tij në funksion. Ky hidrocentral me pompë-akumulim u përfundua në fund të viteve 90-të për të balancuar sistemin energjetik. Ai ndodhet në malin Rilla, poshtë digës “Bellmeken”, dhe është hidrocentrali nëntokësor më i madh në Ballkan, me katër hidroagregate pompë‑gjeneratorë. Megjithatë, impianti doli jashtë funksionit në vitin 2022, dhe që atëherë po punohet për rimëkëmbjen e tij.



Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova