LAJME

Artikull

Bullgaria i bëri thirrje Iranit të rivendosë lundrimin në Ngushticën e Hormuzit

Martë, 7 Prill 2026, 08:20

Bullgaria i bëri thirrje Iranit të rivendosë lundrimin në Ngushticën e Hormuzit

FOTO: mfa.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria shprehu sërish kundërshtimin e saj të vendosur ndaj sulmeve të kryera nga Irani kundër vendeve të Gjirit dhe i bëri thirrje Teheranit të rivendosë lirinë e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit. Këtë e deklaroi drejtori i përgjithshëm i “Marrëdhënieve Dypalëshe” në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Petko Dojkov, gjatë një bisede me ambasadorin e Iranit në Sofje, Ali Reza Irvash.

Gjatë takimit në ministri, ambasadori iranian ngriti sërish çështjen e rolit të avionëve amerikanë në aeroportin e Sofjes. Dojkov ritheksoi se Bullgaria nuk merr pjesë në luftë, se avionët nuk përdoren për veprime luftarake dhe se mbi territorin bullgar as nuk fluturojnë dhe as nuk furnizohen me karburant avionë luftarakë që marrin pjesë në operacione ushtarake.

Të dyja palët shprehën dëshirën e përbashkët që kanalet e komunikimit të mbeten të hapura edhe në vijim, shtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova