Artikull
Martë 7 Prill 2026 10:18
Martë, 7 Prill 2026, 10:18
Dimitër Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria regjistroi një rritje të kufizuar dhe njëherëshe të inflacionit me vendosjen e euros më 1 janar, ndërsa mbështetja publike për monedhën e përbashkët është në rritje, tha guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB), Dimitër Radev, në një intervistë për Reuters. Sipas tij, efekti mbi inflacionin është në intervalin 0.3–0.4% dhe është i krahasueshëm me përvojën e Kroacisë. Procesi i adoptimit të euros kaloi shumë më lehtë sesa edhe pritshmëritë më optimiste. 66% e kompanive nuk patën probleme thelbësore gjatë kalimit në euro. Këtë e tregon një sondazh i zhvilluar në mars mes anëtarëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Bullgarisë, në të cilin u përfshin përfaqësues të 6000 kompanive. Sipas 38% të të anketuarve një nga sfidat më serioze për biznesin lidhet me rritjen e çmimeve të lëndëve të para dhe materialeve të përdorura në punën e tyre. 34% e kompanive raportojnë presion për rritjen e pagave, i lidhur edhe me rritjen e pagës minimale dhe pritshmëritë për inflacion më të lartë. Sipas biznesit, rreziqet kryesore për çmimet në muajt në vijim do të vijnë më tepër nga faktorë të jashtëm ekonomikë dhe ndërkombëtarë, si dhe nga mjedisi gjeopolitik.
91% e levave u tërhoqën nga qarkullimi. Jashtë arkave të BNB-së, në duart e qytetarëve dhe bizneseve, mbeten 2.9 miliardë leva në formë kartëmonedhash dhe monedhash.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova