Artikull
Martë 7 Prill 2026 11:48
Martë, 7 Prill 2026, 11:48
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Me një rezultat prej 68.9 pikësh, Bullgaria zë vendin e 38-të në edicionin e sivjetshëm të “Indeksit të Lirisë Ekonomike 2026” (“Index of Economic Freedom 2026”) të “Heritage Foundation”. Nën liri ekonomike kuptohet mundësia e individëve për të fituar dhe për të përdorur burime ekonomike pa ndërhyrje të panevojshme shtetërore. Në renditjen e 176 vendeve për vitin 2025, rezultati i Bullgarisë u rrit me 0.1 pikë, por vendi ra me një pozicion – nga vendi i 37-të. Në Evropë, nga 45 shtete, ajo renditet në vendin e 22-të.
“Heritage Foundation” i rendit vendet sipas katër treguesve në 12 kategori, ku vlerësimi maksimal është 100 pikë. Për Bullgarinë, sipas kriterit të shtetit të së drejtës, vlerësimi është 61.6, ndërsa për kapacitetin e qeverisë – 90.4. Në raport vihet në dukje se korrupsioni dhe ndikimi rus në energjetikë dhe mediat vazhdon të jetë një sfidë serioze, ndërsa sundimi i dobët i ligjit rrit kostot e të bërit biznes.
Vendin e parë në renditje për disa vite radhazi e mban Singapori me 84.4 pikë. Grupi i vendeve më të lira plotësohet nga Zvicra, Irlanda dhe Australia – të gjitha me mbi 80 pikë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova