EKONOMI

Artikull

Bullgaria është e interesuar për furnizimet me gaz nga Rumania

Martë, 7 Prill 2026, 13:25

Ministri Trajço Trajkov dhe Ambasadorja e Rumanisë Brëndusha Joana Predesku

Ministri Trajço Trajkov dhe Ambasadorja e Rumanisë Brëndusha Joana Predesku

FOTO: Minisria e Energjetikës

Madhësia e shkronjave

Duke pasur parasysh pritshmërinë që Rumania të nxjerrë deri në 8 miliardë m³ gaz natyror në vit nga Deti i Zi, duhet krijuar mundësia për furnizime drejt Bullgarisë. Këtë e theksoi ministri i energjetikës, Trajço Trajkov, gjatë një takimi me ambasadoren e Rumanisë në Sofje, Brëndusha Joana Predesku. Ai shprehu shpresën se blloqet që Bullgaria ka dhënë për eksplorim gjithashtu do të japin rezultate pozitive. Trajkov theksoi se Bullgaria po avancon me zgjerimin e rrjetit të transportit të gazit në drejtimin Rupça–Vetrino, pjesë e Korridorit Vertikal të Gazit, gjë që do të rrisë kapacitetin e transportit nga 5 në 10 miliardë m³ në vit në boshtin jug–veri. Pritet që shfrytëzimi tregtar i korridorit të fillojë në tetor 2026, shtoi Trajkov.

Me ambasadoren u diskutuan gjithashtu iniciativat për kabllon nënujore elektrike Azerbajxhan–Gjeorgji–Rumania, si dhe mundësitë që Bullgaria të bashkohet në projekt nën kushte të caktuara. Ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Danub dhe zhvillimi i projektit të autostradës që lidh Greqinë me Rumaninë përmes Bullgarisë ishin gjithashtu pjesë e bisedimeve. Vendi ynë pret përshpejtimin e punimeve mbi urën e re hekurudhore dhe rrugore mbi lumin Danub dhe aksesin e saj nga të dyja anët – nga 15 km në Bullgari dhe Rumania – për të cilin është siguruar financim evropian, raporton BTA.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova