Artikull
Filloi përzgjedhja e pjesëmarrësve për seminarеt verorе të gjuhës bullgare
Martë 7 Prill 2026 15:20
Martë, 7 Prill 2026, 15:20
FOTO: Universiteti i Sofjes; Valerija Todorova / YouTube
Madhësia e shkronjave
Ka filluar përzgjedhja e pjesëmarrësve për seminarеt verore të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare për studiues të huaj në lëmin e bullgaristikës dhe sllavistikës, të cilët organizohen nga Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Universiteti i Veliko Tërnovos "Shën Kirili dhe Metodi", me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Bullgarisë. Këtë e njoftoi në faqen e saj në Facebook Ambasada e Bullgarisë në Tokio. Seminari në Sofje do të zhvillohet nga 12 korriku deri më 1 gusht 2026, ndërsa ai në Veliko Tërnovo – nga 13 korriku deri më 2 gusht 2026.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva