LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 8 prillin 2026

Erë e fortë mbi të gjithë vendin sjell ulje të temperaturave ditore

Martë, 7 Prill 2026, 19:15

Parashikimi i motit për 8 prillin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°C. Për Sofjen pritet të jetë rreth 7°C. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare dhe e fortë veriperëndimore, e cila do të sjellë masë ajri të ftohtë. Parashikohet mot kryesisht me diell, me shtime të përkohshme të vranësirës, kryesisht mbi Bullgarinë Lindore, ku në disa zona do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°C. Në kryeqytet do të jetë rreth 12°C.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme, me reshje në veri. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 14°C. Uji i detit do të jetë nga 8 deri në 11°C. Dallgëzimi i detit parashikohet të jetë rreth 2-3 ballë.

Në malet do të mbajë mot kryesisht me diell. Rritje më të dukshme të vranësirës do të ketë mbi masivet në gjysmën lindore të vendit, ku në disa zona do të ketë edhe reshje dëbore. Do të fryjë erë e fortë dhe e stuhishme veriperëndimore, e cila do të sjellë masë ajri të ftohtë, duke ulur temperaturat gjatë ditës. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 6°C, ndërsa në 2000 m do të shkojë deri në minus 2°C.

Të enjten era do të dobësohet. Parashikohet mot kryesisht i vranët. Reshje shiu do të ketë në më shumë vende të vendit, ndërsa në disa rajone veriore dhe malore do të ketë edhe reshje dëbore.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova