Artikull
Ministri i Energjisë:
PAVEC “Çaira” është kyçe për balancimin e sistemit energjetik
Martë 7 Prill 2026 17:28
Martë, 7 Prill 2026, 17:28
Ministri Trajço Trajkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Dy nga katër hidroagregatët e centralit pompues–akumulues (PAVEC) “Çairа” funksionojnë dhe kjo është me rëndësi për sistemin tonë elektroenergjetik. Përfitimet nuk janë vetëm në prodhimin e energjisë elektrike, por edhe në faktin se centrali shërben si kapacitet balancues.
Këtë e deklaroi Ministri
teknik i Energjetikës Trajço Trajkov gjatë inspektimit të funksionalitetit të
hidroagregatit nr. 3 të centralit “Chairа”, pas përfundimit të riparimit të
pajisjes dhe kryerjes së testimeve përfundimtare para vënies në punë. Agregati
do të punojë në regjim testues deri në marrjen e aktit 16 për vënien zyrtare në
shfrytëzim.
Funksionon edhe hidroagregati nr. 2, i cili sot do të vihet në regjim pompimi, kur çmimet e energjisë janë të ulëta, shpjegoi Trajkov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva