Artikull
Mbi 190 mijë automjete pritet të largohen nga Sofja para Pashkëve
Martë 7 Prill 2026 18:06
Martë, 7 Prill 2026, 18:06
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Para Pashkëve parashikohet
trafik i shtuar në daljet kryesore të Sofjes. Ditët jo‑punuese rreth festës në
Bullgari janë nga 10 deri më 13 prill. Pritet që mbi 190 000 mjete rrugore të
largohen nga kryeqyteti. Më e ngarkuara pritet të jetë autostrada “Trakia”, e
ndjekur nga “Hemus” dhe “Struma”. Ngarkesa më e madhe pritet në orët e pasdites
dhe mbrëmjes në ditët menjëherë para festës, kur trafiku mund të arrijë deri në
4 000 automjete në orë. Për këtë arsye, drejtuesve u rekomandohet të
planifikojnë udhëtimet jashtë orëve të pikut për të siguruar lëvizje më të
sigurt dhe më të qetë, bëri të ditur Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Në ditët rreth festës do të kufizohet lëvizja e kamionëve mbi 12 tonë në autostradat “Trakia”, “Hemus”, “Struma” dhe në një segment të rrugës I‑1
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva