Mërkurë 8 Prill 2026 06:05
Mërkurë, 8 Prill 2026, 06:05
FOTO: Radio Varna
Madhësia e shkronjave
Me gati 1,5 milion vizitorë, Nesebëri është bashkia më aktive turistikisht në vitin 2025. Në të njëjtin vit, kryeqyteti Sofja ka tërhequr 1,3 milion turistë, Varna – 1,2 milion, Plovdivi – 410 mijë, ndërsa Ballçiku – 378 mijë.
Këto pesë bashki së bashku
formojnë pikërisht 50% të fluksit turistik në vend. Këtë e tregon një analizë e
Institutit për Ekonomi të Tregut.
Dhjetëshja e parë
plotësohet nga Velingradi, Banskoja, Burgasi, Hisarja dhe Samokovi, të cilat
janë bashkitë e vetme të vizituara nga mbi 200 mijë turistë brenda vitit.
Të ardhurat e strukturave
të akomodimit arrijnë në 1,4 miliardë euro në vitin 2025, ku vetëm Nesebëri,
Varna dhe Sofja gjenerojnë më shumë se gjysmën e të gjitha të ardhurave nga
netët e qëndrimit.
Nesebëri është gjithashtu lider për nga pjesa e turistëve të huaj – 76%, i ndjekur nga Varna dhe Kavarna me nga 70%
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva