Artikull
Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026
223 persona janë të arrestuar për krime zgjedhore
Mërkurë 8 Prill 2026 12:03
Mërkurë, 8 Prill 2026, 12:03
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qeveria në detyrë nuk do të zbresë në terren partiak, por do të luftojë kundër ndërmjetësve të votës dhe atyre që duan të rrëmbejnë demokracinë. Këtë e deklaroi në fillim të mbledhjes së rregullt të qeverisë kryeministri në detyrë, AndreJ Gjurov. “Sot dua të filloj me një numër – 223. Këta janë të ndaluarit për krime zgjedhore. Nëse pyesni nëse janë pak apo shumë – aq janë edhe deputetët në parlament,” sqaroi Gjurov dhe shtroi pyetjen: “Kush janë ata që duan të hyjnë në parlament përmes fajdexhinjve?” Qeveria është legjitime, sepse është legjitime edhe lufta e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë, tha Gjurov. Sipas tij, çdo person që voton është aleat i qeverisë në luftën kundër blerjes së votave. Çdo njeri që frymëzon të tjerët të mos jenë indiferentë është gjithashtu aleati ynë, shtoi kryeministri në detyrë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova