Artikull
Parashikimi i motit për 9 prillin 2026
Temperaturat do të bien, mot me shi dhe borë në zonat malore
Mërkurë 8 Prill 2026 19:15
Mërkurë, 8 Prill 2026, 19:15
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten temperaturat minimale do të jenë mes 0 dhe 5°C. Për Sofjen pritet rreth 3°C. Vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme, shpesh të dendura, dhe në shumë zona do të ketë reshje shiu. Në orët e mëngjesit, në disa rajone veriore dhe malore, shiu do të përzihet dhe përkohësisht do të kalojë në borë. Pothuajse pa reshje do të jetë në skajet jugperëndimore. Era nga veriperëndimi gradualisht do të dobësohet, por do të mbetet mesatare, ndërsa në Rrafshinën e Danubit, Ultësirën e Trakisë së Sipërme dhe përgjatë luginave të lumenjve Struma dhe Mesta do të jetë përkohësisht e fortë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°C. Në kryeqytet pritet rreth 11°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë i vranët me reshje të herëpashershme. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9 deri në 11°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë në të njëjtin interval, 9–11°C. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë.
Në malet vranësirat do të jenë të dendura dhe në shumë zona do të ketë reshje bore, ndërsa nën 1000 metra – reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 2°C, ndërsa në 2000 metra do të arrijë deri në minus 5°C.
Të premten moti do të jetë mjaft i paqëndrueshëm, me kushte për reshje të herëpashershme. Me uljen e temperaturave, në disa zona të Bullgarisë Veriore dhe në fushat më të larta, shiu do të përzihet dhe përkohësisht do të kalojë në borë. Temperaturat minimale do të jenë pranë zeros, ndërsa maksimalet do të jenë mes 7 dhe 12°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova