Artikull
Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026
Pritet që para 19 prillit të shtohet dezinformimi ndaj votuesve
Mërkurë 8 Prill 2026 13:30
Mërkurë, 8 Prill 2026, 13:30
Velizar Shallamanov
FOTO: Stefan Kunçev
Madhësia e shkronjave
“Qëllimi ynë është zbulimi i hershëm i narrativave informative që mund të rrezikojnë ndershmërinë e zgjedhjeve dhe politikën e jashtme të Bullgarisë.” Këtë e deklaroi për BNR zëvendësministri i jashtëm në detyrë, Velizar Shallamanov, duke theksuar se situata me dy luftëra dhe pozicioni i vendit tonë pranë të dyjave kërkon vëmendje të shtuar. “Fokusi ynë kryesor është mbrojtja e zgjedhjeve të 19 prillit nga informacioni i manipuluar dhe ndikimi i paligjshëm i huaj”, shtoi ai. “Aktualisht, narrativat synojnë të krijojnë mosbesim ndaj institucioneve. … Ne presim, bazuar në përvojën e vendeve të tjera evropiane, që në ditët e fundit para zgjedhjeve të aktivizohen ndjeshëm rrjetet e krijuara të ndikimit, bot-et dhe rrjetet reklamuese që kalojnë në përmbajtje politike. Narrativat shfaqen si rezultat i analizave nga pala tjetër mbi atë se çfarë mund ta përçajë kombin. … Në të kaluarën, këto narrativa kanë ardhur kryesisht nga Moska,” tha zëvendësministri i jashtëm në detyrë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova