SPORT

Artikull

"Tërnovo Ultra" mbledh mbi 2000 pjesëmarrës më 10 dhe 11 prill

Enjte, 9 Prill 2026, 07:05

"Tërnovo Ultra" mbledh mbi 2000 pjesëmarrës më 10 dhe 11 prill

FOTO: tarnovo-ultra.com

Madhësia e shkronjave

Mbi 2000 pjesëmarrës janë regjistruar për edicionin e 11‑të të maratonës "Tërnovo Ultra", e cila do të zhvillohet më 10 dhe 11 prill në Veliko Tërnovo. Rreth 1600 garues do të marrin pjesë në disiplinat e vrapimit, ndërsa 420 – në çiklizëm. Këtë e thanë për BTA nënkryetari i kryeqytetit të vjetër, Georgi Nedev, dhe një nga organizatorët kryesorë të garës, Ivan Dimitrov nga klubi sportiv "Brown Team".

Starti i disiplinave është nga qendra e qytetit dhe itineraret do të kalojnë në disa nga vendet më piktoreske të zonës, përfshirë rreth kështjellave Carevec dhe Trapezica. Gara e çiklizmit nis të premten në orën 11:00, ndërsa ajo e vrapimit – të shtunën në orën 9:00. Distancat fillojnë nga 2 km për fëmijët. Më të gjatat janë 51 km për vrapim dhe 55 km për çiklizëm.

Sipas vlerësimit të organizatorëve, vitin e kaluar gara solli në qytet midis 7 dhe 8 mijë vizitorë, pasi garuesit vijnë së bashku me familjet dhe miqtë e tyre.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva