LAJME

Artikull

Qeveria miratoi Marrëveshjen e Partneritetit midis BE‑së dhe Mercosur

Mërkurë, 8 Prill 2026, 15:51

Qeveria miratoi Marrëveshjen e Partneritetit midis BE‑së dhe Mercosur

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria miratoi Marrëveshjen e Partneritetit midis vendeve anëtare të BE‑së, nga njëra anë, dhe Tregut të Përbashkët të Amerikës së Jugut – Argjentinës, Brazilit, Paraguait dhe Uruguait – nga ana tjetër.

Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Mercosur aktualisht bazohen në Marrëveshjen Kuadër Ndërrajonale për Bashkëpunim të vitit 1995. Pas më shumë se 25 vitesh negociata, më 6 dhjetor 2024 BE dhe Mercosur arritën konsensus politik për përfundimin e procesit negociues për një Marrëveshje ambicioze Partneriteti, thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të qeverisë.

Me krijimin e një zone të tregtisë së lirë që përfshin një treg me mbi 700 milionë banorë, operatorët ekonomikë bullgarë do të mund të përfitojnë nga kushtet sa më të favorshme të dakorduara për zhvillimin e veprimtarisë së tyre në tregun e Mercosur, thekson Këshilli i Ministrave.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva