Enjte 9 Prill 2026 10:28
Enjte, 9 Prill 2026, 10:28
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në të gjitha
vendkalimet dhe pikat kufitare në vend është normal, njoftoi Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë Kufitare. Është rikthyer lëvizja në urën e Danubit
pranë Rusеs pas punimeve të riparimit
të asfaltit. Përkohësisht, kalimi kryhet me faza në një korsi.
Një person ka humbur jetën
në një aksident gjatë 24 orëve të fundit dhe 19 të tjerë janë plagosur,
informoi Ministria e Brendshme. Në total kanë ndodhur 15 aksidente.
Në Sofje janë regjistruar 25 incidente të lehta dhe tre të rënda, në të cilat
pesë persona janë plagosur. Që nga fillimi i muajit në vend kanë ndodhur 113
aksidente me 133 të plagosur dhe gjashtë viktima.
Në një zjarr në një shtëpi në Kostinbrod ka humbur jetën një grua 64‑vjeçare, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”. Dy të moshuar dhe dy fëmijë janë plagosur në një aksident mes dy automjeteve, i cili është pasuar nga zjarr. Zjarrfikësit kanë reaguar ndaj gjithsej 156 thirrjeve për ngjarje në vend.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva