LAJME

Artikull

Është propozuar një ankand për letra me vlerë shtetërore

Enjte, 9 Prill 2026, 11:30

Është propozuar një ankand për letra me vlerë shtetërore

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Ministria e Financave do të ofrojë në ankand më 20 prill letra me vlerë shtetërore me afat maturimi 5‑vjeçar, në vlerë prej 150 milionë euro dhe me normë fikse vjetore interesi prej 2,75%, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare. Institucioni rezervon të drejtën të ofrojë sasi shtesë nga emetimi, si dhe të refuzojë urdhrat e paraqitura, përfshirë mundësinë për të miratuar një volum të ndryshëm nga ai i shpalluri paraprakisht. 

Ky do të jetë ankandi i tetë për borxh të ri shtetëror në tregun e brendshëm që nga fillimi i vitit. Deri tani, borxhi i emetuar arrin në 1,05 miliardë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të cituara nga BTA.

Nëse ankandi është i suksesshëm, borxhi i ri për këtë vit do të rritet në 1,2 miliardë euro.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva