Artikull
Rritet numri i aksidenteve vdekjeprurëse në vendin e punës
Enjte 9 Prill 2026 12:19
Enjte, 9 Prill 2026, 12:19
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjithsej 3117 incidente të
punës janë regjistruar vitin e kaluar, informon Instituti Kombëtar i Sigurimeve
Shoqërore. Prej tyre, 2826 janë pranuar si aksidente pune – 2356 në vendin e
punës dhe 470 kanë ndodhur gjatë shkuarjes, ose kthimit nga puna.
Shtatëdhjetë e gjashtë
persona kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës. Ditët kalendarike të
humbura për shkak të aksidenteve të punës gjatë gjithë vitit janë gjithsej 144
008.
Numri më i madh i
aksidenteve të punës është regjistruar në qytetet e mëdha – në Sofje pothuajse
39%, në Plovdiv 10,39%, në Varna 6,67%. Sektorët me më shumë incidente janë
“Industria përpunuese”, “Tregtia”, “Transporti, magazinimi dhe postat” dhe
“Ndërtimi”.
Krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar, aksidentet vdekjeprurëse në punë janë rritur me dymbëdhjetë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva