Artikull
Parashikimi i motit për 10 prillin
Të Premten e Madhe moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu
Enjte 9 Prill 2026 19:25
Enjte, 9 Prill 2026, 19:25
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë
natës do
të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa në disa lugina të Bullgarisë Jugperëndimore
do të ketë kushte për formimin e ngricës. Në pjesën lindore të vendit
vranësirat do të jenë më të shpeshta dhe kryesisht në pjesën lindore të fushës
së Danubit do të ketë reshje shiu, në disa vende të përziera me borë. Do të
fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat
minimale do të jenë ndërmjet minus 2° dhe 3°, në Sofje rreth 0°.
Të
premten
vranësirat mbi vend do të jenë të shpeshta dhe në disa zona do të ketë reshje
të dobëta shiu. Në orët e mëngjesit, në disa rajone veriore dhe malore, shiu do
të përzihet me borë. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi.
Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 15°, në Sofje rreth 10°.
Në
male
vranësirat do të jenë të dendura dhe në shumë vende do të ketë reshje bore, nën
1000 m – reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga
veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 3°,
ndërsa në 2000 m rreth minus 4°.
Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë të dendura dhe në shumë vende do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 10°– 13°, ndërsa temperatura e ujit të detit 9°–10°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva