Artikull
Enjte 9 Prill 2026 13:48
Enjte, 9 Prill 2026, 13:48
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kalimi i vendit tonë nga
leva në euro deri tani ka pasur një ndikim të kufizuar dhe kryesisht njëherësh
mbi çmimet e konsumit, deklarojnë ekspertë të Bankës Qendrore Evropiane në një
material analitik. Sipas tyre, ky vlerësim paraprak përputhet me gjetjet nga
studimet e mëhershme për kalimin në euro, të cilat zakonisht tregojnë efekte të
lehta dhe njëherëshe, të përqendruara në pjesë të caktuara të sektorit të
shërbimeve.
Efekti inflacionist nga
futja e monedhës së përbashkët evropiane më 1 janar 2026 vlerësohet të jetë
ndërmjet 0,3 dhe 0,4 për qind. Rritjet janë të përqendruara kryesisht në
sektorin e shërbimeve, dhe një pjesë e tyre janë regjistruar madje para vetë
kalimit. Në të njëjtën kohë, as inflacioni i perceptuar, as pritjet
inflacioniste të familjeve nuk janë ndikuar ndjeshëm nga ndërrimi i monedhës, bëhet
e ditur nga publikimi.
Në muajt e parë pas futjes
së euros, inflacioni vjetor ka vazhduar të ngadalësohet – nga 3,5% në dhjetor
të vitit të kaluar në 2,3% në janar dhe 2,1% në shkurt.
Ekspertët vërejnë një rritje të mbështetjes publike për monedhën e përbashkët. Pjesa e aprovimit ka kaluar 50% në janar dhe ka arritur 54% në shkurt, që përbën shumicën e parë të qëndrueshme në vitet e fundit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva