Artikull
Enjte 9 Prill 2026 14:57
Enjte, 9 Prill 2026, 14:57
Hristo Iliev
FOTO: bfla.org
Madhësia e shkronjave
Rezultati i talentuarit Hristo Iliev prej 6.53 sekondash në sprintin 60 metra u ratifikua si rekord i ri evropian për të rinjtë nën 23 vjeç. Me këtë arritje, bullgari 21-vjeçar fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik në sallë, të zhvilluar në Beograd më 21 shkurt, njoftoi Federata Bullgare e Atletikës së Lehtë.
Pritet që atletika evropiane të ratifikojë edhe rekordin e dytë kontinental për të rinjtë nën 23 vjeç të Hristo Iliev, prej 6.51 sekondash, të arritur një javë pas Ballkaniadës në Kampionatin Kombëtar të Bullgarisë.
Gjatë muajit shkurt, nxënësi i trajneres së njohur Valja Demireva përmirësoi tri herë rekordin kombëtar për meshkuj, duke thyer rezultatin e legjendës Petër Petrov, i cili datonte që nga viti 1978.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova