Artikull
Vihet në funksion depoja kombëtare për mbetje radioaktive në Bullgari
Enjte 9 Prill 2026 15:29
Enjte, 9 Prill 2026, 15:29
FOTO: dprao.bg
Madhësia e shkronjave
Depoja kombëtare për mbetje radioaktive do të vihet në funksion nga ministri i energjetikës, Trajço Trajkov, në një ceremoni zyrtare më 14 prill. Objekti, i ndërtuar në zonën Radiana pranë Centralit Bërthamor “Kozlloduj”, është i destinuar për mbetje radioaktive të përpunuara dhe të siguruara, të gjeneruara vetëm në territorin e Bullgarisë. Në të do të ruhen mbetje me aktivitet të ulët dhe të mesëm nga industria, mjekësia dhe përdorimi i përditshëm; mbetje të krijuara gjatë çmontimit të blloqeve I–IV të Centralit Bërthamor “Kozlloduj”, si dhe nga aktiviteti i kapaciteteve të ardhshme të reja bërthamore. Nuk do të ruhen mbetje me aktivitet të lartë dhe as karburant bërthamor i përdorur.
Kjo është depoja e parë në vend për ruajtjen afatgjatë të mbetjeve radioaktive. Kapaciteti i saj i përgjithshëm është 19 mijë kontejnerë. Ajo do të mbushet gjatë një periudhe prej 60 vitesh dhe, gjatë kësaj kohe si edhe për 300 vitet pasuese, do të jetë nën monitorim të vazhdueshëm.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova