Artikull
Martë 14 Prill 2026 04:20
Martë, 14 Prill 2026, 04:20
FOTO: Facebook/CEED Bulgaria
Madhësia e shkronjave
Një bursë punësimi për punëdhënës bullgarë dhe shtetas nga vende të treta do të zhvillohet në qytetin e Varnës më 15 prill (e mërkurë), nga ora 10:00 deri në 14:00, në hotelin “Çerno more”, salla “Bulgaria” (bulevardi “Slivnica” 33).
Aktiviteti, i organizuar nga Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qendra e Sipërmarrjes dhe Zhvillimit Menaxhues (CEED Bullgaria), do të ofrojë mundësi për takime të drejtpërdrejta ndërmjet punëdhënësve dhe punëkërkuesve nga vende të treta. Gjatë intervistave do të sigurohet asistencë në përkthim, në mënyrë që secila palë të paraqesë nevojat, pritshmëritë dhe ofertat e saj. Gjatë aktivitetit do të prezantohet edhe platforma e krijuar për punësimin e shtetasve nga vende të treta, e cila është e disponueshme në 8 gjuhë: https://bgjobsportal.com/
Do të vihet theksi te integrimi lokal i këtyre shtetasve, duke përfshirë punësimin, arsimin dhe përfshirjen sociale.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova