Artikull
Enjte 9 Prill 2026 17:35
Enjte, 9 Prill 2026, 17:35
Qendra Kulturore “Pallati” Ballçik
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Projekti “Fije të Kohës”, i dedikuar zanateve tradicionale, nis në prill në Institutin Shtetëror të Kulturës “Qendra Kulturore “Pallati”” në Ballçik. Iniciativa realizohet përmes programit “Trashëgimia Kulturore 2025” të Fondit Kombëtar për Kulturën dhe përfshin një seri demonstrimesh dhe punëtorish të lidhura me përpunimin tradicional të mëndafshit dhe leshit. Gjatë disa javëve tematike në pranverë, verë dhe vjeshtë, vizitorët do të kenë mundësi të ndjekin dhe të marrin pjesë në faza të ndryshme të zanatit tradicional të tekstilit.
Programi fillon me endje kolektive të një qilimi leshi dhe një demonstrim të rritjes së larvave të mëndafshit nga 10 deri më 16 prill. Nga 5 deri më 11 maj do të shfaqet formimi i fshikëzave të krimbit të mëndafshit, ndërsa nga 1 deri më 7 qershor – përpunimi i fijeve prej tyre.
Gjatë verës parashikohen demonstrime të ngjyrosjes së mëndafshit dhe leshit me ngjyra natyrore dhe të tharta (19–25 korrik) dhe të endjes së një përparëseje (12–18 gusht). Programi vazhdon në shtator me punimin dhe gërshetimin e një shalli me fije mëndafshi (18–24 shtator).
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova