Artikull
Nuk do të dërgohet delegacion në Jerusalemin për Zjarrin e Shenjtë
Premte 10 Prill 2026 04:05
Premte, 10 Prill 2026, 04:05
FOTO: bg-patriarshia.bg
Madhësia e shkronjave
Kisha Ortodokse Bullgare nuk do të dërgojë delegacion në Jerusalemin për Zjarrin e Shenjtë për shkak të situatës së tensionuar në rajon, lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme. Lajmin e bëri të ditur Sinodi i Shenjtë. Sipas njoftimit të Sinodit, Zjarri i Shenjtë ruhet në paraklisin sinodal, në disa manastire dhe në Kishën e kryeqytetit “Shën e Diela”. Ai do të dërgohet në të gjitha kishat për shërbimet e Pashkëve këtë vit.
Sinodi i bën thirrje të gjithë besimtarëve ortodoksë të luten për ndërprerjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, për paqen në Tokat e Shenjta dhe në mbarë botën.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova