POLITIKË

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

Mbajtësit e funksioneve publike po përpiqen të ndikojnë në procesin zgjedhor

Premte, 10 Prill 2026, 09:51

Mbajtësit e funksioneve publike po përpiqen të ndikojnë në procesin zgjedhor

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Njerëzit që mbajnë funksione publike po përpiqen të ndikojnë në procesin zgjedhor në një mënyrë të paligjshme, njoftoi Ministri i Brendshëm në detyrë Emill Deçev në një konferencë shtypi në Ruse. Ai dha shembuj të një kryetari bashkie të një vendbanimi në Bullgarinë Veriperëndimore dhe të një nënkryetari të një qyteti kufitar. 

Sipas ministrit, kryetari i bashkisë ka shpërndarë përfitime sociale të ofruara nga një fondacion, dhe zarfet kanë përmbajtur broshura zgjedhore të një partie që aktualisht po merr pjesë në procesin zgjedhor. Nënkryetari i bashkisë, nga ana tjetër, i ka paguar një qytetari për t’u përfshirë në blerjen e votave. 

Emill Deçev deklaroi se Ministria e Brendshme do të jetë e pakompromis - pavarësisht se cilët janë autorët e krimeve dhe çfarë pozicioni mbajnë, përfshirë kandidatët për deputetë për parlamentin e ri, pavarësisht imunitetit të tyre. Ai shtoi se është marrë një raport për një kryetar bashkie i cili është gjithashtu kandidat për deputet, dhe materialet për rastin janë dërguar në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes. 

Ndër rastet më të habitshme të blerjes së votave janë përpjekjet midis nxënësve që kanë mbushur moshën madhore. 

“Raportet janë disa qindra për qind më shumë krahasuar me ato të paraqitura në tetor 2024, gjë që çon në më shumë procedura paraprake, më shumë të paraburgosur dhe më shumë protokolle paralajmërimi”, tha gjithashtu Emill Deçev.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva