Artikull
Gjurov dhe Rubio diskutuan Korridorin Vertikal dhe veprimtarinë e “Lukoil”
Premte 10 Prill 2026 10:12
Premte, 10 Prill 2026, 10:12
Kryeministri bullgar në detyrë Andrej Gjurov
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Kryeministri në detyrë, Andrej Gjurov, zhvilloi një bisedë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili falënderoi Bullgarinë për mbështetjen e saj në evakuimin e qytetarëve dhe diplomatëve amerikanë nga Lindja e Mesme, njoftoi shërbimi informativ i qeverisë.
Marco
Rubio shprehu mirënjohje për rritjen e investimeve të vendit tonë në mbrojtje,
përfshirë blerjen e pajisjeve amerikane. U vlerësua gjithashtu mbështetja për
Korridorin Vertikal, i cili krijon mundësi për eksportin e gazit natyror të
lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe do të sigurojë një burim alternativ
karburanti për Evropën.
Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio
FOTO: AP/BTA
Andrej Gjurov e njohu Sekretarin amerikan të Shtetit me rëndësinë e vazhdimit të pandërprerë të veprimtarisë së “Lukoil Neftohim Burgas”, duke respektuar regjimin aktual të sanksioneve, me qëllim garantimin e stabilitetit të tregut energjetik.
Në fushën e energjisë bërthamore, Andrej Gjurov dhe Marco Rubio vunë theksin mbi nevojën për sigurimin e furnizimeve me lëndë djegëse bërthamore nga burime alternative.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva