Artikull
Trafik intensiv në PKK “Kapitan Andreevo” dhe “Mallko Tërnovo”
Premte 10 Prill 2026 16:10
Premte, 10 Prill 2026, 16:10
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është intensiv në Pikën Kufitare të Kontrollit “Kapitan Andreevo” me Turqinë në drejtim të daljes për automjete të rënda, si dhe në PKK “Mallko Tërnovo” në drejtim të daljes për automjete të lehta. Në pikat dhe kalimet e tjera kufitare trafiku është normal, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kufitare”. Në kufirin me Rumaninë është vendosur një ndryshim i përkohshëm në organizimin e qarkullimit në Urën e Danubit pranë Ruses, dhe deri në orën 8:00 të datës 14 prill lëvizja do të zhvillohet në të dy drejtimet.
Pesë persona janë lënduar nga zjarret gjatë 24 orëve të fundit, informojnë nga Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”. Në Sofje, një burrë, një grua dhe një djalë trevjeçar kanë thithur gaz, por janë jashtë rrezikut për jetën. Zjarrfikësit kanë reaguar ndaj gjithsej 96 sinjaleve për incidente dhe kanë shuar 69 zjarre.
Viktimat e nëntëmbëdhjetë aksidenteve rrugore të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit janë dy persona, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në kryeqytet janë regjistruar një aksident i rëndë dhe 30 aksidente të lehta rrugore, ku një person ka humbur jetën. Që nga fillimi i muajit kanë ndodhur 132 aksidente, në të cilat nëntë persona kanë humbur jetën dhe 152 janë plagosur.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva